‘Teatri’/ Kompania e kullave u zgjodh pa garë, Pollo: BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga qeveria, 2 mln €!

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se ligji që miratoi mazhoranca në Kuvend për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave nga një firmë e pazgjedhur me garë, ka pasoja të rënda për vendin.

Sipas deputetit Genc Pollo, qeveria ka penguar konkurrimin e kompaninve europiane dhe shqiptare ndaj BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim sa i gjithë fitimi i kompanisë ndërtuese, gati 2 milionë euro!

“Ky ligj – tha Pollo, – nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi. Ligji special Fusha shpk shkel dhe marrëveshjen Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, përkatësisht nenin 71 duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur.

Ligji special Fusha sh.p.k ka penguar kështu aplikimin e kompanive të tjera europiane dhe shqiptare për t’u përzgjehdur dhe marrë këtë kontratë.

BE ka të drejtë të ndërhyjë në raste të tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur dhe madje në raste të veçanta, BE ka të drejtë të kërkojë nga qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimin e kompanisë, i cili, në rastin në fjalë, llogaritet në afro 2 milionë euro. Për këtë arsye ligji special Fusha sh.p.k nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *