Prokurori Kostaq Beluri para Vetingut, ja dyshimet për çështjen që i mbylli gjyqtarit Thanza

Kostaq Beluri ka një karrierë të gjatë në Prokurori. Sapo ka nisur përballja e tij me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ne seancen dëgjimore te Belurit trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Per Belurin jane kryer hetime per te trija kriteret, pasurine aftesite profesionale dhe integritetin e figures. Relatorja Bekteshi tha: ILDKPKI e ka nxjerre pa probleme me pasurine. Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrore te ndare ne dy banesa. Prokurori zoteron vetem 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhese 700 mije leke kursime nga paga, depozite bankare pa afat 30 mije leke me kursime nga paga.

Lidhur me aftesite profesionale KPK thote se subjekti Kostaq Beluri ka patur nje ceshtjen e gjyqtarit te Gjykates se Larte, Admir Thanzes ne vitin 2016.

Fillimist prokuroria e Shkodres kishte nen hetim shtetasin Sh.B. ish regjistrues i Shkodres i cili ishte jashte vendit. Nderkohe bashkeshortja e Sh.B. takonte persona te ligjit dhe krijoi dyshime se po ushtronte ndikim te paligjshem per bashkeshortin e saj. Ajo u vu nen hetim per kete veper penale. Gjate kohes qe gruaja e regjistruesit ishte nen hetim ka dale qe ajo ka takuar Admir Thanzen. Ajo eshte pergjuar ne takimin me Admir Thanzen dhe aty ka nisur edhe hetimi per gjyqtarin Thanza mbi dyshimet per korrupsion pasiv dhe dosja kaloi ne duart e Kostaq Belurit qe e pushoi ceshtjen. Sipas KPK Kostaq Beluri ska bere veprime hetimore te thelluara per komunikimet telefonike mes Thanzes dhe gruas se regjistruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *