Selena Gomez muaj më parë u nda nga Justin Bieber pasi kishte filluar romancën për herë të dytë.
Ishte Justin ai i cili menjëherë është parë në krahët e modeles Hailey Baldwin, e cila gjithashtu ka qenë e dashura e tij.
Madje, Bieber së fundi është fejuar me modelen, duke lënë në të kaluarën lidhjen me Selenën.
Por, as kësaj të fundit duket se nuk i është bërë fare vonë, sepse paparacët e fotografuan në shoqërinë e një mashkulli misterioz.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja fotografohet me këtë person, dhe pse nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje me të.