“Mjalt’fest” në Dhërmi, turistët shijojnë prodhimet bio të Himarës

Turistët e huaj dhe vendas janë njohur me mjaltin bio të zonës së Himarës. Mjalt’fest në Dhërmi për disa netë më radhë ka shërbyer për prezantimin e produkteve shqiptare si edhe një mundësi e mirë për të fituar të ardhur. Por përveç festës, Ministri i Turizmit theksoi se Himara nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fluksin e turistëve

Në zonën turistike të Dhërmiut është organizuar panairi i kulinarisë, Mjalt’fest. Pushuesit e huaj për disa netë më radhë kanë shijuar produktin bio të zonës së Himarës. Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi këto aktivitete janë një mundësi shumë e mirë për t’i prezantuar turistët me produktet shqiptare.

Klosi: Festa tradicionale, por që kanë dy qëllime: E para për të pasur mundësinë që turistët të vijnë dhe të shijojnë këto produkte, po ashtu duam që të gjithë ata që marrin pjesë në këto aktivitete të kenë edhe një biznes të tyre në këto shëtitore. 

Por Ministri nuk la pa përmendur edhe problemet me të cilat po përballet turizmi në zonat bregdetare të jugut. Himara, si shumë zona të tjera, sipas Klosit ka mungesa të kapaciteteve akomoduese.

Klosi: Në Himarë ka turistë, por nuk kemi shtretër. Ky është një problem i madhe. Rritja e kapaciteteve duhet të jetë një nga synimet e përbashkëta e pushtetit qendror dhe lokal.

Klosi bëri me dije se në të gjitha zonat turistike janë shpërndarë 1 mijë të rinj të cilët cilët mirëpresin pushuesit por dhe I orientojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *