“Sauthgejt më ‘vodhi’ gruan, por jam me të”

Nga Anglia vjen një lajm shumë kureshtar, me protagonist Rasëll Gibs. Një person që duhet të jetë patjetër i irrituar me trajnerin Sauthgejt.

Por që ndoshta falë paraqitjeve të mira në Botëror, nuk arrin ta marrë inat… Çështja është përcjellë nga tabloidi “Daily Mail”:

“Zoti Gibs ka qenë i fejuari i Alison, bashkëshortes aktuale të Sauthgejtit, që edhe në aventurën “botërore” ndodhet gjithmonë përkrah burrit të saj. Raporti mes Sauthgejtit dhe Alison lind në kohën kur trajneri militonte te Kristal Palas, ndërsa ajo punonte në një butik shitjesh në Londër dhe ishte e fejuar, madje bashkëjetonte me Rasëll Gibsin, i cili në fund e ka marrë me sportivitet. “Fat të mbarë Garetit. Edhe Alisonit. Tashmë është një histori e vjetër. E normalisht të shtunën (sot) do bëj tifo për Anglinë e për Sauthgejtin. I uroj më të mirat atij, skuadrës dhe Alisonit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here