ANALIZA/Ja për çfarë do ta kujtojnë shqiptarët, Donald Lu-në

Donald Lu u largua nga Shqipëria… Sepse çdo gjë ka një fillim dhe një fund… Paska bërë një deklaratë: … ‘Dëshiroj të kujtohem si një njeri i lirë’ … pra duket se e ka merak të dojë se çfarë kujtimesh do të mbeten në memorien e shqiptarëve…

Duke përjashtuar qëndrimet ekstreme emocionale, qoftë pozitive qoftë negative, disa nga kujtimet e pashlyeshme të shumicës së shqiptarëve do të ishin sa më poshtë:

Donald Lu, takimin e lamtumirës me shqiptarët nuk e bëri në ‘shtëpinë’ e tij por në Vilën e çudirave të Romana Vllahutinit….?!

Ku nuk ishte asnjë nga opozita…për shkak se ajo vile i përkiste një trafikanti të drogës…Kjo do të kujtohet gjatë…Si një ngjarje që ka lënë shije jo të mirë…

Donald Lu heshti për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, i cili u bë me një strategji të qartë të përpunuar nga Edi Rama dhe të zbatuar nga Saimir Tahiri se bashku me rrjetin e policisë…

Kjo nuk do të harrohet asnjëherë duke u kujtuar si një standard i dyfishtë i ambasadorit, i ‘dashur’ me korrupsionin dhe krimin e Ramës e të ministrave të tij dhe i ashpër më të gjithë të tjerët…

Donald Lu është akuzuar nga 6 senatorë amerikanë dhe nga Judicial Ëatch se ka ndihmuar me paratë e taksapaguesve amerikanë që Rama të vendosë nën kontroll drejtësinë… Derisa sistemit i drejtësisë të bëhet i pavarur roli i Donald Lu nuk do të harrohet nga shqiptarët…

Donald Lu po largohet duke e lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me Prokurore të Përgjithshme të emëruar në kundërshtim me Kushtetutën, dhe Donald Lu ka heshtur për këtë situatë që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër në 27 vjet demokraci…

Kjo do të mbahet mend si një gjëmë që ka ndodhur kur në Shqipëri ishte ambasador i SHBA Donald Lu…

Donald Lu heshti kur u kërkua heqja e imunitetit dhe u mor vendimi i shumicës me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, i akuzuar për lidhjet me klanin mafioz të Habilajve. Për më tepër që Tahiri e kërcënoi” kur e pyetën për rolin e ambasadorit amerikan …

Donald Lu nuk dha asnjë fjalë kur Rama trupërisht ndërhyri në fushatën presidenciale të SHBA dhe e e quajti Presidenti e SHBA Donald Trump si ‘turp i njerëzimit’…

Kjo nuk do të harrohet asnjëherë nga shqiptarët si një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë nga asnjë ambasador i SHBA…

Donald Lu qëndroi i paangazhuar për një nga nismat më të rëndësishme të Presidentit Trump për vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, për të cilën Rama votoi kundër nismës amerikane.

Madje Donald Lu mbylli gojën kur Rama me ligësi tha se ‘as Lu nuk ma ka kërkuar të votoj pro SHBA…’. Kjo është një ngjarje që nuk do të hiqet nga kujtesa e shqiptarëve, ndryshe nga imazhi pozitiv që shqiptarët kishin krijuar për ambasadorët e SHBA në Tiranë që kanë mbrojtur interesat e SHBA dhe kanë realizuar me dinjitet porositë e Presidentit të SHBA.

Donald Lu do të mbahet mend edhe për grindjen që pati me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe reagimin hakmarrës për shkak se Adriatik Llalla i kujtoi ndërhyrjen korruptive për një firmë biznesi por edhe dyshimet për lidhje me Sorosin…

Kjo është një ngjarje që nuk do të harrohet nga shqiptarët për shijen e keqe që ka lënë reagimin hakmarrës i tij…

Donald Lu do të kujtohet edhe për pozicionin e vështirë në të cilin e vendosi Lulzim Basha kur i tha në një nga ditët e fundit para largimit se ‘… peshqit e mëdhenj i ke në krah zoti ambasador…’ duke i kujtuar se në krah kishte Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn ndërkohë që ambasadori kishte deklaruar se Rama dhe Xhafaj kishin dështuar në kapjen e ‘peshkut Balili’…?!

Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë këtë moment si një moment që ambasadori kishte tentuar ti hidhte hi syve ndërkohë që ata e kanë të qartë se sa të korruptuar dhe të lidhur me krimin e trafiqet janë Rama e Xhafaj…

Donald Lu do të mbahet mënd edhe për një deklaratë që bëri pasi kishte marrë vendimin për të shkruar në Kirgistan, ai iu bashkua Vllahutin për të përshëndetur Ramën për ‘hapjen e negociatave’ ndërkohë që Franca, Hollanda dhe Danimarka kishin diktuar vendimin për të mos hapur negociatat me Shqipërinë për shkak të ‘korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisë Rama me krimin e trafiqet dhe si shkaktare e emigracionit masiv të shqiptarëve. Ky kujtimi i hidhur nuk do të mbetet në mendjen e shumicës së shqiptarëve…’

Donald Lu do të kujtohet si një individ që erdhi në Shqipëri nga Kirgistani si i emëruar nga Obama dhe po kthehet në Kirgistan i emëruar nga Trump… Kjo edhe mund të harrohet shpejt…

Ka edhe shumë momente të tjera… që shqiptarët i diskutojnë mes tyre…që kanë lënë gjurmë në memorien e tyre…

Dhe të gjitha këto janë objekt diskutimi jo se ky ambasador ka ndonjë cilësi të veçantë, por sepse SHBA ndiqet më vëmendje nga shqiptarët dhe mbi të gjitha se Donald Lu ka ndërhyrë më shumë se çdo ambasador tjetër në politikën e brendshme shqiptare duke mbështetur Ramën dhe duke fshikulluar opozitën e kundërshtarët e Ramës.

Askush në Shqipëri nuk mendon se ambasadori ka qenë i lirë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale ndonëse për të mbështetur Ramën askush nuk ka mundur ta pengojë në Shqipëri dhe në këtë kuptim ka qenë ndoshta i ‘i lirë’…

Të paharruara qofshin kujtimet për Donald Lu!/syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *