Meksikë, shpërthen depoja e fishekzjarreve, 24 viktima

Një seri shpërthimesh në një depo fishekzjarresh në Meksikë u kushtuan jetën të paktën 24 personave, ndërsa janë plagosur mbi 40 të tjerë.

Shpërthimi më i fortë ndodhi ndërsa policia dhe zjarrfikësit kishin mbërritur në vendngjarje, në qytetin Tultepec, e mes viktimave ka punonjës të ekipeve të emergjencave. Shpërthimet e shumta përgjatë disa minutave u dhanë mundësinë banorëve të zonës që t’i filmonin me celularët e tyre.

Fatkeqësisht, shpërthime të tilla nga fishekzjarret nuk janë asgjë e re në Meksikë, e për më tepër në Tultepec, i cili njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve në këtë vend.

Në vitin 2016, më shumë 40 vetë u vranë në një shpërthim të tillë po në të njëjtin vend, ku është edhe tregu i fishekzjarreve. Në fillim të këtij viti, në një tjetër shpërthim u vranë 7 vetë.

Mediet lokale raportojnë se, tregu i fishekzjarreve është gjithashtu vendi i punishteve dhe depove, një biznes që mban me mijëra në punë. Autoritetet e kanë shumë të vështirë ta rregullojnë sipas standardeve, megjithëse kanë tentuar në të shkuarën, mes tyre edhe vet presidenti Enrique Pena Nieto, por dështimi duket qartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *