Një pajisje ‘Amazon Echo’ e ka lënë pronarin tepër të shqetësuar kur nxorri fjalinë: “Sa herë që mbyll sytë, shoh njerëz duke vdekur”.
Shawn Kinnear tha se pajisja e zgjuar ‘Alexa’ bëri një shpërthim në shtëpinë e tij që nxirrte tingull të një heshtje të pakëndshme.
“Alexa ishte në dhomën e ndenjies. Kisha vënë Amazon Prime në televizor por kishte ndaluar. Kur u ktheva në kuzhinë, pajisja bëri deklaratën. Ishte një fjalim i gjatë, ku fundin e mbylli duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë. Kur e pyeta ta përsëriste, Alexa tha se nuk e kuptonte”, tha Kinnear për Metro.
Më pas shpjegoi se pajisja foli me zë normal, por nuk kishte kohë ta regjistronte. Ende nuk dihet arsyeja e fjalisë që ka thënë pajisja dhe pritet një deklarim nga kompania Amazon.