Itali: Mbyllen portet edhe për dy anije të tjera OJQ. Kjo u njoftua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili konfirmoi linjën e ashpër për pritjen e anijeve që mbanin emigrantë në portet italiane.
“Ndërsa anija e OJQ-së Aquarius lundron drejt Spanjës (ardhja e pritshme nesër në mëngjes) dy anije të tjera të OJQ-ve me flamurin e Holandës (Lifeline dhe Seefuchs) kanë ardhur në brigjet e Libisë, duke pritur ngarkesën e tyre të njerëzve të braktisur nga kontrabandistët.
Këta zotërinj e dinë se Italia nuk dëshiron të jetë bashkëpjesëmarrëse në biznesin e emigracionit të paligjshëm, kështu që ata do të duhet të kërkojnë për të shkuar në portet e tjera (jo-italianë). “Si Ministër dhe si baba, unë e bëj për të mirën e të gjithëve” shkroi në Facebook, Salvini.