Vettingu nxjerr jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese, reagon Meta: Të plotësohet sa më shpejt vakanca

Presidenti i Republikës Ilir Meta tregon se çfarë është diskutuar me kryeministrin Edi Rama pasditen e djeshme. Negociatat me Greqinë por dhe çelja e negociatave me BE-në kanë qenë temat kryesore të takimit të djeshëm.

Meta shprehu dhe kënaqësinë e tij për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ndërsa bëri apel për përshpejtim të procesit të rivlerësimit me qëllim që Gjykata Kushtetuese të kthehet sa më shpejt në funksionale.

Dua të shpreh kënaqësinë për konfirmimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të zotit Bashkim Dedja. Jam i bindur se është mëse i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit nga institucionet e rivlerësimit kalimtar, (vetingut) të të gjitha procedurave për të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që janë shqyrtuar në shkallën e parë dhe ende nuk janë marrë në shqyrtim pasi është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të përgjegjshme për ti dalë për zot Kushtetutës dhe të gjithë debateve lidhur me kushtetuteshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore

Dua të nënvizoj që dhe Këshillimi i Emërimeve në drejtësi të funksionojë sa më shpejt për të vlerësuar kandidaturat në përputhje me kushtetutën“.

Presidenti ishte paraditen e sotme tek stenda e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut tek Parku Rinia. Kreu i shtetit iu përgjigj interesit të medias.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *