Nesër ndeshja kundër Uruguait, trajneri i Egjiptit jep lajmin për Mohamed Salah

Hector Cuper gëzon të gjithë popullin egjiptian dhe tifozët e futbollit.

Mohamed Salah do të luajë ndaj Uruguait në ndeshjen e parë të Grupit A të Botërorit të Rusisë.

Në një konferencë për shtyp, trajneri argjentinas deklaroi se sulmuesi i Liverpoolit është gati për këtë përballje.

“Mund të them se Salah do të jetë në fushën e lojës kundër Uruguait. Ai është stërvitur mirë më shokët e tij të skuadrës dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do ta aktivizoj në formacion”, deklaroi Cuper.

Por entuziazmi i tifozëve egjiptianë frenohet disi dhe ai që mendon ta bëjë këtë është pikërisht mjeku i skuadrës përfaqësuese, Mohamed Abouelela, i cili vuri në dukje muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas tij, për futbollistët do të jetë e vështirë që të përshtaten sërish me ciklin normal përsa i përket regjimit ushqimor dhe atij të pushimit, kështu që muaji i Ramazanit do të jetë një problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *