Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga një qëndër me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të ifluencojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe rënie të temperaturave .
E Enjte 14 Qershor 2018
Dita e Enjte 14 Qershor moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat në mesditë do të shoqërohen me rreshje shiu dhe stuhi në zonat malore dhe zonën Ultësirës perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/28°C
Zonat e ulëta 19/28°C
Zonat bregdetare 20/28°C
E Enjte 14 Qershor 2018
Kosova per ditën e Enjte dt 14 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 25°C në mesditë.