Denoncimi/ “Maturantët në Lushnjë me celularë në provim, administratorët ndihmonin kë kishin mik”

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që tregon se jo vetëm në kryeqytet por edhe në rrethe të tjera të vendit ka pasur parregullsi në provimin e maturës.

Sipas denoncuesit, në Lushnjë në një shkollë, një e katërta e maturantëve kishin aparat celular me vete, ndërsa administratorët bënin foto të testeve dhe ua dërgonin mësueseve të matematikës dhe më pas ndihmonin kë kishin njohje apo iu kishin marrë ryshfet.

STATUSI I BERISHËS
Lexoni denoncimin e qytetari dixhital. sb
“Përshëndetje! Jam një maturante nga Lushnja dhe dje zhvilluam provimin e matematikës. Dëshiroj të denoncoj të gjithë parregullsitë e patolerueshme gjatë këtij procesi. Fillimisht brenda sallës së provimit të cilin e zhvilluam në godinën e shkollës “Kolegji Daka” një e katërta e maturantëve kishin aparat celular. Një pjesë e administratorëve bënin foto të testeve dhe ua dërgonin mësueseve të matematikës me të cilët kishin shkëmbyer numrat e telefonit. Kopjet ua jepnin vetëm maturantëve që kishin njohje apo kishin marrë ryshfete dhe për pjesën tjetër ushtronin presion psikologjik duke ulëritur gjatë gjithë kohës që të mos bënim lëvizjen me të vogël ndërkohë qe ata e shkelnin haptazi rregulloren. Po e shkruaj këtë mesazh me shpresë jo se diçka do të ndryshojë në notat e pamerituara të këtyre maturantëve por për të marrë masa për provimet e lëndëve me zgjedhje. Edhe pse kishte përfaqësues të Ministrisë, një pjesë e administratorëve ia dolën mbanë të bënin rolin e korrierit të mesazheve. Një situatë e tillë vret të gjithë shpresat e maturantëve për të besuar në parimin e meritokracisë. Unë dhe të gjithë maturantët e tjerë shpresoj shumë që do të merren masa për provimet e ardhshme. E ritheksoj edhe njëherë që godina ku zhvilluam provimin ishte “Kolegji Daka” në Lushnje.
Faleminderit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *