Zvicër/ Goditet nga një pllakë çeliku gjatë punës, humb jetën shqiptari

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në punë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Wildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi, shkruan media zvicerane Blick.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *