Ulëm papunësinë”, Vasili i kthehet Ramës: Po 400 mijë shqiptarët që ikën?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me shifrat e papunësisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili pyet Ramën se pse po ikën 400 mijë shqiptarët, ndërsa ironizon deklaratën e tij se është ulur numri i papunësisë. Vasili tha se Rama do vazhdojë të gënjejë duke u krahasuar atë me ushtarin Shvejk.

REAGIMI I VASILIT
Papunesia u ul thote kryeministri po 400 mije shqiptaret qe iken?
Iku fare nga mendja shkollepaku.U ul papunesia thote.
Ky ka aritmetiken e Shvejkut qe shumezon 2 here 2 dhe i dalin 12.Si investimi per NATON qe nga 1.2% qe eshte ky kryeministri e kupton 2% dhe nuk tutet hiç e thote me gojen plot.
Po 400 mije shqiptare te ikur ne te vitet e fundit nga papunesia dhe varferia çfare jane per kete kryeminister?
Turp dhe faj i rende te tallesh me varferine, ky e ben dhe kjo i jep kenaqesi.
Papunesia eshte kthyer ne tragjedine e vertete te Shqiperise.
Kryeministri do vazhdoje te genjeje se atij si Shvejkut nuk i duhet gje se çfare thote vete

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *