Aventura e çmendur/51-vjeçari nis sfidën për të kaluar Oqeanin Paqesor me not (FOTO)

Një notar francez është nisur nga Japonia duke synuar që të bëhet personi i parë që kalon nëpër Oqeanin Paqësor. Ben Lecomte do të notojë 8 orë në ditë për më shumë se 6 muaj deri në bregun perëndimor të SHBA.

51-vjeçari do të përballet me rreziqe duke përfshirë peshkaqenë, stuhi, kandilë deti dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta të ujit. Ai shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe një ekip shkencëtarësh do të kryejnë kërkime gjatë notimit në 9.000 km.

Ata do të studiojnë mbeturinat plastike, efektin e stërvitjes ekstreme në zemër dhe do të shqyrtojnë se si fatkeqësia bërthamore e Fukushimas ka ndikuar në oqean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *