Sot gjatë orës 9:25 para një restoranti në fshatin Gllumovë, dy persona të maskuar me veturën që e kanë drejtuar “Golf 4” pa targa, kanë kërcënuar me pistoletë postierin E.I(53) nga fshati Kopanicë, dhe ia kanë marr 400.000 denarë dhe më pas janë larguar.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat dhë po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e kapjen e autorëve të rastit.