Tmerri në gjykatën greke, kush është shqiptari që tentoi të vriste dhe mori peng 13 persona

Zbulohet emri i shqiptarit qe shkaktoi tmerr e panik ne gjykaten greke nje dite me pare, ku i rrembeu armen polices qe ishte prane tij, e asaj i rane te fiket pasi ne salle kishte djalin e saj 5 vjec. Shqiptari kercenoi me vdekje ne sallen e gjyqit ate qe e kishte paditur. Në seancë gjykohej padia e familjes se greke, shefe kuzhinë e mirënjohur nga televizionet greke, Maria Panagaku, për intrige, keqpërdorim të emrit dhe mashtrim.

Ishte shqiptari Dritan Mullahu, i cili mori pistoletën e cila kishte 3 fishekë dhe ia vendosi në kokë djalit të Panagaku duke e kërcënuar me vdekje. Policja tentoi ta ndalonte, por shqiptari tentoi të vriste. Deshmitaret thane se shqiptari shtiu me arme, por ajo nuk shkrepi per fat te mire. Me pas mesohet se Dritani mori peng të 13 të pranishmit ne salle. U desh nderhyrja e policise qe episodi i frikshem te merrte fund.

Mullahu, i liruar pak kohë më parë nga burgu ku kryente dënimin për rrëmbim të miturish dhe trafik emigrantesh të paligjshëm, kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj familjes greke Panagaku, të cilët i akuzonte për divorcin me gruan. Bashkëshortja shqiptare e 41-vjeçarit ka gjetur punë e strehë në shtëpinë e Panagakut, pasi dhunohej vazhdimisht nga Mullahu. 41-vjeçari u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim, vjedhje, shkeljen e ligjit të armeve dhe të ndërprerjes së procesit gjyqësor në seancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *