Kukës, hidhet në erë me eksploziv kanali i HEC-it të Lapajve

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hedhur në erë me eksploziv një pjesë e murit të kanalit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve”, në një gjatësi prej 6.8 metra.

Eksplozivi ishte vendosur në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa po punohet për të shkuar në gjurmët e tyre për t’i arrestuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *