VIDEO-FOTO/ Ky është i riu që vdiq në Policinë e Korçës. Familja: Na e vrau shteti

Një 27 vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e paraburgimit në Korçë.

Viktima Enea Ftoi ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë.

Ndërkohë që familjarët e viktimës akuzojnë policinë.

Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit

‘Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë.’

Sipas policisë nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

https://vidnews.net/video/1526550774200

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *