Pas përfundimit të sezonit shkarkohet trajneri i Premier League

Trajneri Sam Allardyce është shkarkuar nga Evertonit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi britanik që ka falënderuar Allardycen për punën e tij duke theksuar se ai nuk ishte pjesë e planit afatgjatë të klubit.

“Në emër të kryetarit, bordit të drejtorëve dhe Mishirit, dua ta falënderoj Samin për punën që e ka bërë në Everton gjatë shtatë muajve të kaluara. Sam u soll në klub në një kohë sfiduese sezonin e kaluar për të na ofruar qëndrueshmëri dhe ne i jemi mirënjohës për këtë. Megjithatë, kemi marrë vendim që, si pjesë e planit tonë afatgjatë, do ta emërojmë një trajner të ri këtë verë”, tha ekzekutiv i Evertonit, Denise Barrett-Baxendale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *