Berisha i përgjigjet Xhafajt: Rama nuk po mbron Gonin, por Olsin!

Nuk ka vonuar reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se audio-përgjimi është manipulim.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka sulmuar sërish ministrin Xhafaj duke thënë se e gjithë kjo situatë po bëhet për të mbrojtur Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit Edi Rama.

Statusi i plotë:
O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!
Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.
Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.
Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *