Prezantohet Mancini. Debutimi më 28 maj, ndaj Arabisë Saudite

Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares italiane.

Ai nënshkroi me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) një kontratë 2-vjeçare deri në 2020, me një pagë prej 2 milionë eurosh në vit, shifër kjo që është 3 herë më e ulët nga ajo që përfitonte te Zeniti.

“Ishte e lehtë për mua që të zgjidhja. Jam krenar që do të drejtoj Kombëtaren. Për mua që kam qenë i grumbulluar në Coverciano që nga 1978, kur isha 14 vjeç, kjo është gjëja më e bukur. Jam i lumtur për këtë zgjedhje të bërë, edhe për prindërit e mi që ndihen krenarë. Në radhë të parë dua të jem një trajner i mirë dhe në gjendje që të kthej Italinë në pozicionin që i takon, në elitën e futbollit Botëror dhe Evropian”, deklaroi Mancini.

E reja në këtë pikë është përfshirja në stafin teknik të Andrea Pirlos, roli i të cilit nuk është përcaktuar ende.

Mancini do të bëjë debutimin e tij në 28 maj në ndeshjen që Italia do luajë më Arabinë Saudite, ndërkohë që në 1 dhe 4 qershor “Të Kaltrit” do të përballen me Francën e Holandën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *