Përmbytje në Afganistan, të paktën 11 të vdekur

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në provincat Samangan dhe Sar-i Pul në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Samangan-it, Siddik Azizi tha se reshjet të cilat vazhdojnë disa ditë me radhë kanë shkaktuar përmbytje në Samangan.

Ai tha se 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Azizi po ashtu tha se dhjetra shtëpi janë dëmtuar për shkak të përmbytjeve.

Kryetari i Administratës për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore në Sar-i Pul, Azizurahman Aymak tha se nga përmbytjet në Sar-i Pul humbën jetën 4 persona ndërsa ende nuk ka informacione për 5 persona të tjerë.

Aymak thotë se në përmbytjet ku kanë ngordhur 200 kafshë, qindra hektarë fushë kanë mbetur nën ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *