FOTO/ Nis muaji i Ramazanit, Ilir Meta kartolinë urimi për besimtarët myslimanë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët nesër nisin agjërimin

Në këtë muaj të Ramazanit, kreu i shtetit uron për më shumë paqe, dashuri për njëri-tjetrin dhe besim.

Urimi i Presidentit

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë! 

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *