Shpallet në kërkim se përndiqte ish-të dashurën

Një 41-vjeçar është në kërkim nga policia pasi akuzohet për përndjekjen e një vajze 22 vjeçe.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Sipas tyre, 41-vjeçarin e ka denoncuar e 22-vjeçarja me inicialet E. M.

E reja dhe burri mësohet se kishin qenë të lidhur më parë mes tyre, por ishin ndarë.

Siç duket 41-vjeçari nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka vendosur të përndjekë 22-vjeçaren.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. S., vjeç 41, pasi më datë 11.05.2018, ka dhunuar dhe përndjekur ish të dashurën, shtetasen E. M., vjeç 22, banuese në Tiranë.

Punohet për kapjen e R. S. Neni 121/a i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *