Më në fund mundet dhe Barcelona, pëson 5 gola

Është zhvilluar ndeshje e çmendur mes Levantes e Barcelonës në stadiumin “Ciudad de Valencia” ku u shënuan 9 gola.

Levante ka bërë paraqitje fantastike kundër Barcelonës për të fituar 5:4, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion, për t’ia mohuar rekordin e historik të një edicioni pa humbje, diçka që nuk e ka arrit asnjë skuadër në La Liga, ëndërr që i shuhet edhe kampionëve.

Vendasit po fitonin 5-1 deri në minutën e 56’, por Coutinho shënoi dy gola të shpejtë për të kompletuar het-trikun dhe për t’i dhënë shpresa mysafirëve, ashtu edhe Suarez për 5:4 në minutën e 71’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kështu, kampioni nuk arriti të mbyllë sezonin pa humbje në La Liga, derisa për Levanten kjo ishte një fitore historike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *