Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2018

Dashi
Hëna nuk shkon mirë me Plutonin në qiellin tuaj dhe atmosferën që jetoni me atë që ju ka hyrë në zemër. Pakënaqësia priret të mbizotërojë. Mos e vini në dyshim atë që ndjeni për partnerin që në zënkat e para që keni me të.

 

Demi
Jeni përballë një zgjedhjeje të rëndësishme, qëndrojini zgjedhjeve të bëra më parë dhe mos hiqni dorë nga autonomia e juaj. Mos i lejoni një familjari t’ju pengojë. Do t’ia dilni të angazhoni në nismat tuaja, duke prekur pikat e duhura emocionale.

 

Binjakët
Marsi dhe Venusi ju mbështesin. Dashuria do të vazhdojë të ketë një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe mendimet tuaja. Do të përjetoni edhe anët e ëmbla. Një vizitë e juaja, edhe pse e shkurtër, do të gëzojnë një familjar apo një të afërm. Do të ndiheni të kënaqur.

Gaforrja
Keni nevojë të kaloni çaste të qeta. Largoni me takt persona që nuk janë shumë pozitiv, të cilët ju marrin nëpër këmbë, dhe buzëqeshini jetës. Hëna bën që të provoni të zgjidhni një problem midis miqve, por nuk do ta keni të thjeshtë.

Luani
Me Uranin, Saturnin dhe Plutonin bashkëpunëtorë, perspektivat sentimentale janë të mira. Mund të nisni një histori pasioni, e cila mund të kthehet në një lidhje të qëndrueshme. Ndoshta në dashuri nuk jeni ende gati për të ndërmarrë hapin madhor, por me siguri drejt asaj rruge jeni.

Virgjëresha
Me Uranin kundra, nuk është rasti për të bërë beteja kundër mullinjve të erës. Prandaj mos e çoni ndër mend se mund të ndryshoni botën! Si zakonisht, mbi të gjitha për çështje pune, reagoni duke u mbështetur mbi vendosmërinë dhe saktësinë.

Peshorja
Sot yjet nuk janë shumë të shkëlqyeshme. Do të shqetësoheni për çështje profesionale, të cilat do të dalin se nuk janë problematike! Në punë mos bini shumë në sy, rrini të qetë dhe shfaqini aftësitë tuaja në momentin e duhur.

Akrepi
Në familje do të keni disa kundërshtime të shkaktuara nga këndvështrime të ndryshme. Mos u mërzisni: larmishmëria është gjithmonë diçka pozitive, që duhet shfrytëzuar për t’u ngritur. Falënderoni kolegët që ju rrini pranë duke ju dhënë ide dhe mundësi të mira.

Shigjetari
Për meritë të pozicionimit të Saturnit në lidhje me Hënën dhe Diellin, do të përballeni me shpirtin e përshtatjes një ndryshim të papritur programi. Me një shtytje të mirë do të jetësoni projektet tuaja, duke tejkaluar pengesat.

Bricjapi
Nën mbikëqyrjen e Plutonit, ditën e sotme do të vihet në pah ana më kokëfortë e karakterit tuaj. Mbase mund të rikthehen zënka të vjetra familjare. Nxitimi mund të bëjë që të bëni gabime. Prandaj përpara se të veproni, mendojeni mirë atë që do të bëni.

Ujori
Përpiquni të mos keni besim të pakufishëm në burimet tuaja dhe përpiquni të jeni më objektiv, nëse nuk doni që të përballeni me zhgënjime. Kujdesuni për shëndetin. Bëni veprimtari fizike dhe shëtitje në natyrë, edhe pse është një stinë e ftohtë.

Peshqit
Keni arsyet më të mira për të ndihmuar një familjar që të tejkalojë vështirësitë dhe pasiguritë. Në këmbim do të merrni shumë mirënjohje të sinqertë. Me Jupiterin në shenjë, do ta keni rrugën e hapur për të pasur veprimtari kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *