Horrori në Fushë-Krujë, vritet burri dhe digjet brenda makinës

Një automjet është gjetur tërësisht i djegur në afërsi të fshatit Derven, në Fushë-Krujë. Sipas policisë lokale, makina e djegur është gjetur në një arë dhe brenda saj janë gjetur pjesë të një trupi.

Mësohet se burri fillimisht është vrarë dhe më pas është futur brenda makinës, të cilës i është vënë zjarri. Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *