Oriola Marashi bëhet nuse, duket e mahnitshme me fustanin e bardhë

Modelja më në zë e momentit Oriola Marashi është e shumë komentuar në media e rrjete sociale për fotot e videot provokuese, ku nuk ngurron aspak që të ekspozojë format trupore.

Por ditën e sotme, modelja nuk e ka tërhequr aspak vëmendjen me foto ku shfaqet e zhveshur apo me të brendshme. Oriola i ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, duke publikuar një foto ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

E veshur si nuse, një lule anash flokëve dhe lente bojëqielli, modelja duket e mrekullueshme në këtë foto që siç duket është pjesë e ndonjë seti fotografik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *