Ky është momenti kur babai gati sa nuk përplaset nga një furgon pasi vajza e tij e vogël tërheq marshin dhe makina e ndaluar ecën.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi Fiat 500 ecën prapa dhe nga vendi i parkimi del në rrugë kryesore vetëm pak sekonda pasi aty kalon një kamion i bardhë.
Më pas Adam Murray dhe partnerja e tij Laura përpiqen të ndalojnë makinën para se ajo të përplaset me makina të parkuara në krahun tjetër të rrugës
Ngjarja u filmua në kamera të premten pasdite në Manchester.
Adam shpjegoi se vajza e tij 6 vjeçe ishte përpjekur të dilte nga makina përpara se t’ia hapnin derën. Në këtë moment ajo kishte dashur të kalonte nga sediljet e pasme në të parmen kur ka lëvizur marshin duke bërë që makina të lëvizte indietro.