Tregtarët e vegjël të Pogradecit protestuan kundër pëfshirjes në skemën e re të TVSH.
Ata deklaruan se nuk e përballojnë dot koston e lartë që u krijon taksa, e cila sipas tyre i çon drejt falimentit.
“Me keto biznese mbajmë familjet tona, dhe TVSH na falimenton” deklaruan tregtarët që paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat kundër skemës së re.
Protesta në Pogradec u mbështet nga Partia Demokratike.
I pranishëm mes tregtarëve, deputeti Klevis Balliu tha se qeveria duhet të dëgjojë tregtarët dhe të tërhiqet.
Por qeveria nga ana tjetër është shprehur e vendosur për zbatimin e skemës së re të TVSH-së, ndërsa u ka ofruar lehtësi tregtarëve të vegjël.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Balliu theksoi se marrëzia e taksave dhe e keqqeverisjes po e çon vendin drejt humnerës.
REAGIMI I BALLIUT
Barra e taksave bën bashkë në protestë bizneset në Pogradec.
Tregtarët kanë ulur qepenat për 60 minuta, si shenjë e mosbindje civile kundër taksave dhe barrës fiskale të qeverisë së EDVINOVIÇIT.
Opozita do të jetë gjithnjë pranë qytetarëve dhe bizneseve, të cilët kanë si burimin e vetëm financiar për familjet e tyre këto biznese.
Marrëzia e taksave dhe e keqqeverisjes po e çon vendin drejt humnerës.
NE DUHET TA NDALIM BASHKË KËTË MASKARADË