Francezi me “fytyrë të tretë” falë një transplanti të ri

Personi i parë në botë që ka bërë dy transplante fytyre thotë se ndihet mirë, tre muaj pas ndërhyrjeve të fundit kirurgjikale.

Jérôme Hamon kreu transplantin e parë të fytyrës vitin që shkoi pas shenjave që i dolën, si pasojë e një trajtimi me antibiotikë gjatë një ftohjeje. Trajtim të cilin fytyra e tij nuk e duroi dot.

43 vjeçari qëndroi në një spital në Paris pa fytyrë për dy muaj, ndërkohë që u gjet një  donator që i përshtatej.

Ai tha : “Fytyrën e parë e pranova menjëherë. Këtë herë është e njëjta gjë.”

Hamon vuan nga tipi i parë i neurofibromatosis, një gjendje gjenetike e cila shkakton tumore të ndryshme në fytyrën e tij.

Transplanti i tij i parë, në 2010-n, ishte i suksesshëm, por ai mori të ftohtë dhe u detyrua të përdorë antibiotikë.

Ilaçi nuk përputhej me trajtimin mjekësor që ai po përdorte për transplantin e sapo kryer.

Shenjat e para të refuzimit të fytyrës nga ana e trupit të tij, ndodhën në 2016-n dhe Nëntorin e shkuar fytyra që vuante nga necrosis, duhej të zëvendësohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *