FOTO/ “Non grata”në SHBA, çfarë bëri sot në Kuvend Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi ka vijuar punën normalisht në Kuvend këtë të martë, një ditë pasi Departamenti Amerikan i ndaloi hyrjen në SHBA bashkë me familjen e tij.

Ai është parë sot mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar, si duket i pashqetësuar me vendimin e DASH ndaj tij dhe akuzës së ngritur nga amerikanët për afera të  mëdha korruptive.

Por ashtu si një ditë më parë, edhe këtë të martë Doshi ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve.
I pyetur nga gazetarët nëse është një zyrtar i korruptuar ai është shprehur:

“Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”, është shprehur Doshi.

Një ditë më parë, në një lidhje telefonike për News24, deputeti Doshi tha se nuk kishte frikë nga drejtësia dhe se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Doshi-Kuvend-17-prill-3Doshi-Kuvend-17-prill-3Doshi-Kuvend-17-prill-4Doshi-Kuvend-17-prill-1Doshi-Kuvend-17-prill-2-e1523955570793

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *