Është mbyllur përpara kohe sezoni për mesfushorin e Bayern Munchen, Arturo Vidal. Ish-ylli i Juventusit pësoi një një dëmtim gjatë stërvitjes së ditës së shtunë dhe nuk ishte në dispozcion të trajnerit Jupp Heynckes.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e kampionëve të Gjermanisë duke hedhur poshtë shkrimin e “Bild”se mesfushori do të ishte gati për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, kundër Realit të Madridit, që do të zhvillohet në datën 1 Maj, në “Santiago Bernabeu”.
“Të hënën Arturo Vidal iu nënshtrua operacionit në gju nga doktori Ulrich Boenisch në Augsburg. Masa e huaj që ishte diagnostikuar paraprakisht u hoq. Bashkangjitja e meniskit të jashtëm u rivendos. Sezoni ka përfunduar për Arturo Vidal”, shkruan klubi bavarez përmes faqes së tyre zyrtare.
Vidal u përjashtua në mënyrë të padrejtë në çerekfinalen e vitit të kaluar kundër Real Madrid në Champions League në “Santiago Bernabeu”.
Ai festoi në mediat sociale kur klubi i tij mësoi, se do të përballej me Real Madridin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni javën e kaluar.
Mesfushori kilian do të kthehet në veprim sezonin e ardhshëm, megjithatë, aventura e tij me kampionët e Gjermanisë mund të jetë mbyllur.
Vidal është lidhur me disa klube të Serie A dhe të Premier League, pasi pas afrimit të Leon Goretkza si një lojtar i lirë në verë, hapësirat për 30-vjeçarin do të ishin të kufizuara, ndërsa ai nuk e shikon veten si një lojtar që mund të qëndrojë në stol.