Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, duke paralajmëruar se protestat e qytetarëve dhe të opozitës do të vazhdojnë, theksoi se Edi C nga protestat e qytetarëve.
Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe dita e protestës masive e cila do të shënojë dhe ditën e fundit të qeverisë Rama.
“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty. Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë. Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme.
Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, tha Paloka.