Një mësuese e shkollës “Zhani Ciko” në Patos është bërë shënjëstra e radhës e një atentati me ekzploziv. Ngjarja u shënua rreth orës 1:30 në lagjen “1 Maj” ku mjetit tip “Nissan”, në pronësi të Eriselda Agalliu, me profesion mesuese, iu vu një sasi ekspozivi në pjesën e përparme.
Sipas burimeve mësohet se në momentin e ngjarjes, mesuesja dhe djali i saj i vogël 5-vjeçar, kanë qenë në gjumë.
Agalliu ka dëshmuar në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe ka shprehur habi për ngjarjen. Policia vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.