VIDEO/Te Man. City nuk kursehen: Qytet m***, shpresojmë që bota ta shohë këtë

Manchester City ka kaluar disa peripeci për të arritur të mërkurën në stadiumin ‘Anfield’ ku u ndesh me Liverpool për çerekfinalet e “Premier League”. Tifozët e “the reds” sulmuan autobusin me gurë, fishekzjarrë dhe birra, duke i shkaktuar disa dëme, por mbi të gjitha duke frikësuar lojtarët e Pep Guardiolës.

Nga dëmtimet më pas u nevojit një tjetër autobus, i vendosur në dispozicion nga UEFA. Ndërkohë që pritet dënimi nga institucioni më i lartë drejtues i futbollit në Europë, së fundmi është zbuluar një video nga brenda autobusit.

 

Në të dëgjohen të flasin shoferi i autobusit dhe disa përfaqësues të klubit. “Liverpool e dinte se kjo do të ndodhte,”-më pas një zë tjetër dëgjohet të thotë: “Ne duhet të marrim një tjetër trajner për të shkuar në shtëpi, njerëz plehra. Shpresoj që bota ta shohë këtë…. është një qytet m*** në Angli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *