Yulia Skripal u helmua me agjentin nervor, pikërisht pak ditë pas aksesit që kishte në llogarinë sekrete prej 150.000 paundësh të vëllait të saj që nuk jeton më, të ardhura që erdhën nga shitja e një shtëpie, shkruan Dailymail.
Paratë i përkisnin vëllait të saj Alexander i cili vdiq në mënyrë misterioze vitin e shkuar në Shën Petersburg.
Asaj iu dha akses në këto para’ nga përfaqësuesi ligjor shkurtin e shkuar, me lejen e babait të saj, agjentit të dyfishtë Sergei Skripal, helmuar nga agjenti nervor Novichok përkrah së bijës në 4 Mars në Salisbury.
Paratë, të cilat tani ndodhen në një bankë ruse të panjohur, ishin rezultat i shitjes së një shtëpie që i ndjeri kishte në Britani me ish bashkëshorten e tij, Natalia 33 vjeçare, e bija e një koloneli të Inteligjencës Ushtarake GRU.
Natalia, tani e martuar me një trajner tenisi nga Wales, shiti shtëpinë dhe i dha gjysmën e shumës ish bashkëshortit të saj.
Llogaria sekrete bankare u zbulua nga mbesa e Sergeit Viktoria Skripal, 45 vjeç, e cila kërkoi këtë javë të udhëtonte për në spialin e Salisbury-t për të parë Yulian.
Autoritetet britanike po përpiqen t’i sigurojnë asaj një vizë, në mënyrë që të jetë pjesëtarja e parë e familjes që takon Yulian dhe njëkohësisht të takojë xhaxhain e saj Sergei, i cili është ende në koma.
Përsa i përket kushteve në të cilat ndodhet aktualisht Yulia, ajo shprehet: “E vetmja gjë që zbulova nga diplomatët tanë rusë është se Yulia ka hapur sytë, mund të hajë, të pijë dhe madje mund të thotë edhe disa fjalë”.
Ajo dhe disa pjestarë të tjerë të familjes nuk kanë folur ende me Yulian as në telefon apo me anë të rrjeteve sociale.
Përsa i përket parave ajo thotë: “Askush nuk di asgjë për këtë çështje, ende”
Në fund të shkurtit, Yulia fitoi akses, falë përfaqësusesit ligjor të të atit, për të ndërhyrë në llogarinë e një banke sekrete, e cila i përkiste vëllait të saj Alexander.
Viktoria, nga Yaroslavl, ka përsëritur shqetësimet në rritje, lidhur me të dashurin misterioz që kishte Yulia kohët e fundit, me të cilin dëshironte të martohej.