Në dhjetor nis fshesa dhe testimi i Administratës Publike

Fillon testimi i punonjësve të administratës publike. Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t’i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës.

Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës.

Lëvizja vjen pas disa paralajmërimeve radhazi të kryeministrit Edi Rama për nisjen e operacionit kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar.

Testimit, sipas një kalendari kohor, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese.

Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017. Testimi do të shërbejë si një mekanizëm ligjor për të largimin e militantëve nga zyrat e shtetit, gjithnjë nëse nuk marrin pikët e mjaftueshme në provim. “Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe në Vendimin nr. 1037, datë 16/12/2015 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, Departamenti i Administratës Publike do të fillojë testimin për të vlerësuar përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, për nëpunësit civilë në të gjithë strukturat me funksione inspektimi, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil. Testimi për vlerësimin periodik për fitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së inspektimit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.

Drejtoritë e para

Punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtorive të bujqësisë do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim për përditësimin e njohurive. Dy drejtoritë, kaq të jetike për nga rëndësia, janë lakuar shpesh për prezencën e madhe dhe të pamerituar të militantëve partiakë. Më datën 9 dhjetor do të testohen gjithashtu edhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit. Ankthit të provimit nuk do t’i shpëtojnë as punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Pyetjet

Testi për punonjësit e drejtorive të mësipërme do të përmbajë pyetje teorike dhe ushtrime praktike. Testimi do të realizohet duke mbajtur në konsideratë fushën/drejtimin specifik të veprimtarisë inspektuese sipas përshkrimeve të secilit prej grupeve të inspektorëve. Më konkretisht, pyetjet do të ndërtohen duke u bazuar në vendimet, udhëzimet dhe ligjet në fuqi rreth veprimtarisë së punonjësve të drejtorive të përcaktuara.

Drejtoritë që do testohen

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtoritë e bujqësisë Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut Inspektoriati Shtetëror i Punës Inspektoriati i Shërbimeve Shoqërore Inspektoriati Shtetëror i Arsimit Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Inspektoriati Shtetëror i Ujërave Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës

Legjislacioni mbi të cilin do të ndërtohen pyetjet

Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Ligji për inspektimin Ligji për ushqimin Ligji për vreshtarinë, vëren dhe produktet e tjera të rrushit Ligji për prodhimin biologjik Ligji për licencat, autorizimet dhe lejet Ligji për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit” Ligj për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi Ligj për shërbimin veterinar Ligj për mbrojtjen e bimëve Ligj për plehrat e përdorimit për bimësinë VKM për organizimin dhe funksionimin e AKU VKM për ambalazhet dhe mbetjet e tyre VKM për rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar etj.

Për punonjësit e drejtorive të bujqësisë Ligji për inspektimin Ligj për bujqësinë dhe zhvillimin rural Ligj për mbarështimin e blegtorisë Ligj mbi shërbimin veterinar Ligj mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve VKM për ruajtjen in-situ të racave autoktone të bagëtive të imta etj.

Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit Ligj për inspektimin Ligji për sistemin arsimor parauniversitar VKM për organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit

Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës Ligji për inspektimin Ligji për inspektimin e punës dhe inspektoratin shtetëror të punës Kodi i Punës Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë Ligji për ndihmën dhe shërbimet shoqërore Ligji për nxitjen e punësimit Ligji për të huajt VKM për inspektimin e punës së detarëve VKM për përcaktimin e aksidentit në punë VKM për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier Për punonjësit e Inspektoriatit të Shërbimeve Shoqërore Ligji për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore VKM për standardet e shërbimeve shoqërore

Për punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Ligj për Inspektimin Ligj për lojërat e fatit VKM për përcaktimin e mënyrave, formave, kritereve dhe rregullave për organizmin e lojërave të fatit VKM për miratimin e minimumit të specifikimeve teknike të pajisjeve të lotarisë kombëtare VKM për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të apelimit të gjobave

Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera Ligj nr. 10433, datë 16.6.2011 për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë Ligj për sektorin minerar Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë Ligj për përdorimin civil të lëndëve plasëse VKM për organizimin dhe funksionimin e repartit inspektim shpëtim miniera VKM për procedurën e dhënies së autorizimit, për përdorimin civil të lëndëve plasëse VKM për sigurimin për përdorimin civil të lëndëve plasëse

Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut Ligji për inspektimin Ligji për të drejtën e autorit Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar; Ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore Ligji për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut Ligji për detergjentët Ligji për metrologjinë Ligji për turizmin Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave Ligj për inspektimin Ligj për mbrojtjen e mjedisit Ligj për mbrojtjen e ajrit nga ndotja Ligj për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis Ligj për efiçencën e energjisë Ligj për mbrojtjen e biodiversitetit Ligj për zonat e mbrojtura Ligj për vlerësimin e ndikimit në mjedis Ligj për lejet e mjedisit Ligj për vlerësimin strategjik mjedisor VKM për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta VKM për normat e shkarkimeve në ajër VKM për normat e cilësisë së ajrit VKM për të drejtën e publikut për të pasur informacion mjedisor Ligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Ligj për inspektimin Ligj për inspektoratin sanitar Ligj për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit Ligj për shëndetin publik Ligj për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit Ligj për substancat dhe preparatet kimike Ligj për Parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut Ligj për licencat, autorizimet dhe lejet Ligj për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it Ligj për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese Ligj për kujdesin shëndetësor Ligj për ndërprerjen e shtatëzanisë Ligj për shërbimin stomatologjik Ligj për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji Ligj për administrimin e zhurmës në mjedis VKM për administrimin e mbetjeve spitalore VKM për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme VKM për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve VKM për miratimin e rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm” VKM për parandalimin e transmetimit të HIV/AIDS VKM për klasifikimin e produkteve biocide/Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *