Eksperimentet e tmerrshme/ Ja çfarë u bënin fëmijëve dhe të rinjve mjekët në Kore, që ti zgjasnin jetën gjyshit të Kim Jong-un

Pasi themeluesi i regjimit koreanoverior, mbushi 65-vjeç në vitin 1977, ai mblodhi një grup mjekësh, duke i udhëzuar që ta ndihmonin që të jetonte 100, 120 vjet apo edhe më tepër.

Sipas Kim So Yeon, mjeku personal Kim Sung Il dhe udhëheqës i “Qendrës së Jetëgjatësisë”, grupi i mjekëve analizoi 1.750 bimë të regjistruara në tekstet e mjekësisë aziatike, dhe kryen eksperimente për të parë sesi ato mund të përdoreshin, për t’i zgjatur jetën e diktatorit dhe djalin e tij.

Një tentativë fillestare ishte garantimi i rinisë së përhershme përmes të qeshurës, me Qendrën që organizonte shfaqje komedie për diktatorin, dhe grumbullonte fëmijët e vegjël për të bërë gjëra të ndryshme të bukura për dëfrimin e tij.

Një praktikë edhe më shqetësuese u pëlqye nga Kim në vitet e tij mëvonshme, përmes së cilës ai merrte transfuzione gjaku nga të rinjtë në të njëzetat e tyre, të cilët ushqeheshin në mënyrë të veçantë, përpara se të kryenin dhurimin e gjakut për diktatorin.

Diktatori Kim jetoi deri në moshën 82-vjeçare, ndërsa fizioterapistja e tij bëri përgjegjës kryesisht zakonet të këqija, dhe duke u mbështetur në kura që supozohej se do të bënin mrrekullinë, në një kohë që në të vërtetë nuk kujdesej për veten e vet.

Ajo madje fajësoi transfuzionet e gjaku për ndryshimin e llojit të tij të gjakut nga AB në B, dhe në këtë mënyrë, sipas bestytnive koreane, duke e shndërruar atë nga një personalitet të shoqërueshëm dhe të gjallë, në një person të qetë dhe një llogaritar të ftohtë. Pavarësisht nga kjo, Dr Kim shprehu keqardhje se e shpërdoroi karrierën e saj, duke ndihmuar për t’i zgjatur jetën një diktatori. Pas vdekjes së tij, ajo u arratis në Korenë e Jugut. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *