Shqiptari ‘ngre në këmbë’ policinë skoceze, arratiset nga qendra e emigracionit

Një 25 vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër emigracioni në Skoci. Mediat britanike kanë publikuar identitetin e të riut shqiptar dhe foton e tij.

Bëhet fjalë për Guxim Imeri, 25 vjeç, i cili është larguar një ditë më parë nga qendra e emigracionit Dungavel, në Skoci.

Ai nuk ka persona familjarë në Britaninë e Madhe, por rezulton se ka disa persona të njohur në qytetin e Manchesterit.

Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën. Një inspektor policie tha se dëshiron që i riu të jetë mirë dhe i sigurt.

“Z. Imeri nuk ka dijeni për zonën lokale dhe Policia e Skocisë dëshiron të jetë i sigurt dhe mirë”, ka thënë ai.

“Unë do të inkurajoj çdo përfaqësues të komunitetit që të kontaktojë policinë menjëherë nëse ata kanë informacion mbi vendndodhjen e z. Imerio ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë e Skocisë në gjetjen e tij”, ka thënë më tej inspektori i policisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *