Doris Pack: Rama sulmon prokurorinë se kërkon të mbrojë Tahirin

Politikania e njohur gjermane, Doris Pack ka goditur me anë të një statusi në Twitter kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Reagimi i saj ka ardhur lidhur me mbrojtjen që Rama bëri ndaj ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet nga prokuroria për dy vepra të rënda penale, trafikimi i lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë.

Pasi ka dëgjuar deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme, ish-eurodeputetja teksa ka përdorur ironinë ngre pyetjen: “Shqipëria shtet i së drejtës”?, si edhe shprehet se kryeministri po pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur Tahirin.

“Shqipëria shtet i së drejtës? – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri”, shkruan Pack.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë për akuzat që ka ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here