EKONOMI

Rrëfimi/ Si vjedh dhe mashtron klientët, ABISSNET i Koço Kokëdhimës

Nga Boldnews.al

Nga lidhja e kontratës deri tek sfilitjet për të marrë shërbimin e internetit. Ja çfare ndodh me kompaninë ABISSNET!

Disa kompani në vendin tonë, pothuajse janë bërë të paprekshme nga institucionet monitoruese, për shërbimet që ofrojnë ndaj klientëve. E tillë, mesa duket është kompania e internetit ABISSNET, e cila është kthyer në një makth për abonuesit e saj.

Nëpërmjet lidhjeve të Administratorit të ABISSNET, Koço Kokëdhima me botën e ndërtimit, kjo kompani ka instaluar paraprakisht të gjitha linjat e internetit në pallatet e reja. Në pamundësi zgjedhjeje, qytetarët gjejnë poshtë derës, një fletë-palosje të kompanisë së internetit Abissnet, bashkë me numrin e një menaxhere.

E kontakton pasi do shërbimin e internetit, por vajza nuk është ende për kontratën, megjithatë lutet të mos shkosh në dyqanet e kompanisë pasi ajo humbet bonusin. Nisur nga ç’nam ka pronari i ABISSNET, Koço Kokëdhima për pagat e punonjësve, ndjen keqardhje dhe i premton menaxheres se do e lidhësh kontratën me të.

Më pas menaxherja, shkon me pushime dhe pas shumë përpjekjesh ajo të dërgon një zëvendësen e vetë që është as më pak dhe as më shumë një studente që punon part-time tek kompania e Koço Kokëdhimës. Të lë takim në një kafe, ku vjen bashkë me kontratat në dorë dhe sapo ulet, fillon telefonatat sepse ka një problem. Pa e pyetur, fillon të tregon se sektori i financës i ka bërë një gabim në llogarinë e pagës dhe vajza përpiqet ta zgjidh. Ja ku doli problemi i pagës!

Studentja të paraqet oferta dhe cilësi të shërbimit të internetit, më të mirën në vend. “Ke shpejtësi maksimale, fibra optike, cilësi interneti, nuk ka shkëputje etj” – janë disa nga pompimet që u bëhen qytetarëve nga ABISSNET. Për të të joshur, ata të ofrojnë edhe disa muaj falas nëse bën një abonim 1-vjeçar.

Firmos kontratën dhe pret që të lidhet shërbimi i internetit. Vijnë pas dy ditësh teknikët të cilët të garantojnë se linja e internetit është më fibra optike. Ata të garantojnë se nuk ka për të patur ndonjëherë probleme interneti, pasi fibrat optike garantojnë cilësi dhe shpejtësi maksimale. Ti bindesh dhe pret të marresh shërbimin sa me shpejt.

Por realiteti është krejt ndryshe!

Pasi ke rënë në kurthin e ABISSNET, duke nënshkruar madje një kontratë 1-vjeçare, cilësinë skandaloze të shërbimit e shikon që ditën e dytë. Interneti me 10 Mbps shpejtësi fillon e krijon shkëputje gjatë gjithë ditës dhe t’i nuk mund të hapësh dotë as një video në Youtube. Shkëputjet fillojnë e shpeshtohen aq shumë, saqë ato muaj që ke përfituar falas është e sigurtë që do ti kalosh pa internet.

Në ditën në fund të javës së parë, interenti të vjen vetëm 2 orë në ditë, dhe kjo me orar që e përcakton vetë ABISSNET. Edhe pse qytetari ka paguar qimet e kokës për këtë pseudo-kompani, asnjë zgjidhje nuk të ofrohet për këto shkëputje anormale të internetit.

Skandali në cilësinë  e shërbimit thellohet edhe më tej, kur qytetari kërkon asistencë teknike për difektet e internetit në shtëpi. Kontakton shërbimin e kujdesit të klientit me numër +355 4 430 0001, por është e pamundur të kontaktosh me operatorin.

Pas rënies të disa zileve, ata të kalojnë sekretarinë telefonike, ku ankesa jote përfundon në një mesazh zanor.  Me shpresen se do gjesh zgjidhje t’i lë mesazhin zanor por askush nuk të merr mbrapsh të të sqarojë se çfarë ka ndodhur. Pasi përpiqesh 10 apo 15 herë dhe nuk arrin të kontaktosh operatorin, fillon të kërkosh mënyra alternative. Kush është drejtor i ABISSNET, kush është menaxher, me kë mund ta zgjidhësh hallin, a thua sikur ABISSNET i Koço Kokëdhimës, po të bën dhuratë shërbimin e internetit.

Atë ditë është e pamundur që t’i ta marrësh këtë shërbim dhe dorëzohesh duke thënë: Po unë në kompaninë e Koços vajta gjeta internet? Madje ai e bëri lanet këtë kompani gjatë gjyqit në Gjykatën Kushtetuese ku ju hoq edhe mandati i deputetit. Me këto mendime bie të flesh dhe të nesërmen rreth mesditës sheh se interneti ishte rregulluar. Epo thua kaq e pati kjo pune, duhet të ketë qenë ndonjë defekt i rëndë dhe vazhdon jetën i qeë. Por pa kaluar akoma një javë ndodh sërish e njëjta gjë, ti e sheh veten pa internet por kete radhë për plot dy ditë.

E dielë në mëngjes!

I gezohesh pushimit me ndjesinë e mirë të gjumit të rehatshëm. Do të degjosh pak muzike. Hap TV dhe përpiqesh ta lidhesh me Youtube por mungon interneti, ka ikur sërish. Thua sot nuk po i shqetësoj operatorët sepse fundja e dielë, edhe po i mora asgjë nuk do të zgjidhet. E kalon ditën pa internet me shpresën se të hënën do jetë zgjidhur.

Por jo, sërish e njëjta situatë dhe askush nuk e ka marrë mundimin së paku të të njoftojë. I telefonon sërisht të njëjtit numër ku pas disa tentativash arrin te lidhesh me nje operator te pergjumur. Pasi te pyet për emrin e kontratës bën disa verifikime dhe thotë që ka humbur lidhja e internetit. Si ka humbur? A jeni me fibra optike? Duhet të ketë ndonjë defekt në linjë por po e referojmë te departamenti përkatës të pergjigjet operatori. Ti e falenderon me shpresën se situata do të zgjidhet.

Vazhdon angazhimet e ditës dhe kur kthehesh pasdite në shtepi sheh që interneti mungon sërish. I tërbuar telefono tek i njëjti numër dhe operatori pasi të pyet njëlloj si i pari, të jep të njëjtën përgjigje: Do e referojmë tek departamenti përkatës. Këtu nuk mban më dhe fillon tju shpjegosh se si ke paguar një tufë parash për tu nxirë jeta me këtë kompani që nuk mban asnjë përgjegjësi, por operatori të thotë që ju zotëri keni shumë të drejtë por problemet ndodhin. Durimit i vjen fundi dhe fillon të perdorësh njohjet e tua për të zgjidhur problemin (pak a shumë siç ndodh me administratën shtetërore).

Arrin te kontaktosh një menaxhere e cila me nje shqipe dialektore të mashtron aty për aty duke thënë se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemit. Ti ndërkohë nuk ke parë asnjë punonjës të ABISSNET e jo më grupe pune sikurse thotë menaxheria. Kur ja thua këtë gjë, ajo e kapur gafil thotë se tani janë duke ardhur ndërsa ti me nervat kaçurrel ulëret me vete: O Zot ku jetojmë… por pastaj kujtohesh se ky është biznesi i Koço Kokëdhimës dhe e mbledh veten.

I pa sqaruar mbyll telefoni me menaxheren dhe bëhesh gati të dalësh sërish. Pas nja dy orësh të njoftojnë se interneti është rikthyer ndërsa vetëm gjysëm ore më vonë të thonë se ka ikur sërish. Është darkë dhe ti ke 2 ditë pa shërbimin e internetit. Ora shënon 23:00 e mbrëmjes dhe t’i i sfilitur nga përpjekjet për të zgjidhur problemin që ke blerë me para tenton të bësh një telefonatë të fundit te shërbimi i klientit. Për fat dikush të përgjigjet dhe pasi i shpjegon si e ke hallin, operatori i sinqertë të thotë se është lënë një shënim që kjo çështje do ti kalojë një departamenti tjeter, pasi ai i pari nuk ishte sa duhet i specializuar dhe nuk ka mundur ta zgjidhë problemin.

Pas kësaj përgjigje, t’i kupton se për të paktën 12 orë me radhe ti je talluar, je mashtruar dhe je vjedhur në mënyrën më të poshtër të mundshme nga kompania e internetit ABISSNET.

Edhe pse ke paguar gati gjysmën e rrogës për kontratën me këtë kompani, e mbush mendjen top se shëndeti mendor është më i rëndësishëm se paratë dhe vendos që të nesërmen që në pikë të mëngjesit të kontaktosh një kompani tjetër për të marrë shërbimin e internetit.

1 Comment

1 Comment

  1. test

    September 12, 2017 at 09:51 am

    artikull muhabet kafeneje…
    mjere pseudo-gazetaret…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top