etrit Vasili akuzoi Edi Ramën se pavarësisht tragjedive, ku njerëz janë mbytur në plazhet shqiptare, ngelet i shurdhër.
Ky reagim i Vasilit erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Velipojë, ku humbi jetën një pushues nga Kosova, pasi tentoi të shpëtonte gruan e tij që po mbytej.
POSTIMI I VASILIT NË FACEBOOK:
Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.
Ngushëllimet e mia familjeve të tyre!
Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.
Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.
Turp!