Drejtori i OSHEE Ardian Çela rikthen terrin në Tiranë

Nga Boldnews.al

Pa mbushur pak orë nga rikthimi në detyrë, Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, ka shkaktuar një kaos të vërtet në Tiranë. Që prej mbrëmjes së djeshme dhe deri tani, shumë zona në kryeqytet janë pa energji elektrike, duke rënduar akoma edhe më tej jetën e qytetarëve në këto temperatura të larta.

Pa asnjë njoftim, OSHEE ka luajtur me nervat e qytetarëve duke shkëputur dhe risjellë disa herë energjinë elektrike. Kjo gjë ka ndodhur menjëherë sapo në krye të këtij institucioni është rikthyer Ardian Çela. Ky i fundit ka qënë në qendër të akuzave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorimin e fondeve publike si dhe mashtrimet me investimet në energjitikë.

Mungesa e energjisë elektrike sot, të kujton vitet e errëta të Shqipërisë para 15-16 viteve, ku rrjeti ishte krejtësisht i amortizuar. Edhe pse janë hedhur miliona euro nga Ardian Çela për rindërtimin e rrjetit të ri, sërish qytetarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Edhe pse  marrëveshja e 18 majit mes forcave politike PS-PD ishte që drejtuesit në institucione dhe ministri të qëndronin deri në shtator, Çela nuk ka duruar dot.

Shpenzimet marramendëse të fushatës zgjedhore dhe zbrasja e arkës së shtetit, ka bërë që Çela të rimarrë situatën në dorë. Kujtojmë këtu se OSHEE është një nga institucionet që sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit dhe xhepat e pushtetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *