Kryetari i opozitës duket se është duke ia kthyer rivalit politik lëvizjet për ‘shah-mat’. Pas lajmërimit të Kryeministrit për tërheqje nga Kavaja, 1.5 orë më vonë nga Çadra e lirisë, Basha ka lajmëruar ‘mësymjen’ e tij.
“Bëhuni gati për Republikën e re ose përballuni me bashkimin dhe marshimin më të madh kombëtar në javën e ardhshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Dhe pas kësaj në çdo shesh e në çdo rrugë të çdo qyteti e fshati, ku vullneti i shqiptarëve nuk zmbrapset kurrë më. Zgjedhje të lira të ndershme, luftë drogës dhe krimit. Preferojmë dialog pro zgjedhim të marshojmë paqësisht. Kjo është rruga ku kalon fati i Shqipërisë”, tha kryetari i Opozitës