Vizita në mbrëmje e euroraporterit për Shqipërinë Knut Fleckenstein në Tiranë, vjen në një kohë të trazuar politike që ka kulmuar në 3 ditët e fundit me protestën madhështore të opozitës. Por prej gati një jave, një seri pyetjes janë shtruar edhe për aferë të dyshimtë që ka në epiqendër ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Kjo e fundit prej disa javësh, po bujt në një supervilë 300 mijë euroshe, që ajo e ka paguar për shifrën rekord prej 1.3 milionë euro tek kompleksi Rolling Hills.
Dhe në fakt pyetjet që ende nuk kanë marrë përgjigjje janë shtruar në një artikull të gjatë të gazetës periodike britanike New Europe, e cila është e themeluar në vitin 1993 dhe ka në fokus të saj aktivitetin politik që zhvillohet në Bruksel. Si një njeri që punon dhe vepron në të shumtën e kohës në Bruksel, e sigurtë është që eurodeputeti gjerman e njeh mirë çështjen në fjalë, dhe me shumë gjasë i ka lexuar edhe pyetjet që shtrohen në artikullin e skandalit në fjalë. Sigurisht që në udhëtimet nga njëra seli në tjetrën, zoti Fleckenstein edhe mund ta pyesë zonjën Vlahutin sesi qëndron çështja dhe pse ajo ka sot e gjithë ditën që hesht si fija e barit për një nga skandalet më të mëdha që një amabasador i BE-së është përfshirë ndonjëherë gjatë misioni diplomatik në Tiranë.
Sigurisht që zoti Fleckenstein mund ta pyesë amabasadoren sesi ka mundësi që ajo shkon e blen një vilë të shtrenjtë, shumë herë edhe më shtrenjtë tek një nga miqtë të afërt të Kryeministrit të vendit ku ajo ushtron misionin diplomatik për llogari të taksapaguesve europianë. Sigurisht që zoti Fleckenstein, duhet me patjetër ta pyesë ambasadoren e BE-së, sesi ka mundësi që studio e avokatisë që ka qepur letrat e këtij transaksioni skandaloz, është në pronësi të një zyrtari shumë të lartë të Partisë Socialiste.
Dhe atëhere kur zoti Fleckenstein të jetë i lodhur nga takimet e panumërta dhe shfajësimet e Ramës “ça ti bëj këtij Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, o burr, o burr”, a do ta pranojë ai një ftesë të Romana Vlahutin për të darkuar në mega vilën që kroatja e ka paguar sa frëngu pulën?
Ne shpresojmë që jo!
Ne shpresojmë që në raportin e rradhës që ai do të përgatisë për Shqipërinë, të përfshijë në të edhe skandalizimin e opinionit publik në Shqipëri për faktin sesi ambasadorja e bashkimit Europian, përkëdhelet nga mëngjesi në darkë nga salltanetet që pushteti aktual ia ofron asaj.
Salltanete që i ofrohen asaj në këmbim të heshtjes për hashashin që ka mbuluar vendin, në këmbim të heshtjes për blerjen e votës në në çdo proces zgjedhor nga 2013-ta e deri më sot nga Rama. Për heshtjen që ajo ofron ndaj të inkriminuarve që Rama i mban me pahir e kundër ligjit në poste kyçe shtetërore, dhe për mbështjetjen pa hesap (e me hesap) që ajo, Romana Vlahutin i ofron sot e gjithë ditën reformave të dështura dhe korruptive që kjo qeveri vë përditë në veprim.
Prandaj shqiptarët i shtrojnë këtë pyetje retorike euroraporterit Knut Fleckenstein: A do ta vizitojë Knut Fleckenstein, vilën 1.3 milionë euro të Romana Vlahutin?
Syri.net