Këto dy vajzat që shihni në foto janë dy 18-vjeçare të cilat ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në kryeqytet. Mësohet se dy xhepistet e Tiranës vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë.
Shtetaset me iniciale E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë. Por si organizohej vjedhja? Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte.
Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për t’i marrë çantën.
“Oaz” vjedhjesh për to ishin autobusët e kryeqytetit.
Vajzat vepronin të koordinuara në disa prej linjave të Tiranës. Policia ka arritur të dokumentojë me prova shumë prej vjedhjeve të tyre dhe dy adoleshentet tashmë do të përballen me drejtësinë, raporton “Lapsi.al”.