“Champions League” starton sot me shfaqjen e madhe në “Parc des Princes” të Parisit, mes PSG dhe Barcelonës. Kurse nesër e shumëpritur është përplasja mes Napolit të Sarrit dhe kampionëve të Real Madridit. Juventusi i Allegrit duhet të presë një javë për të kërkuar suksesin në shtëpi kundër Portos.
Sakaq shumë interesante është edhe çerekfinalja tjetër e të mërkurës, që sheh kundërshtarë dy veteranët e Champions’: Bayern i Ancelottit pret Arsenalin e Vengerit, me sfidën emocionuese të golave mes Levandovskit dhe Alexis Sanchezit.
Kurse javën e ardhshme, përveç Porto-Juve, Leverkusen do të luajë ndaj Atleticos, Sevilla-Leicester dhe e shumëpritura, Manchester City-Monaco.
Javën e ardhshme